Lajmet e fundit

Kreu i AAK-së ka kujtuar luftëtarin Adrian Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
"Në çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin. Njeriun i cili ndër të parët qe bërë themel i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës dhëmb për dhëmb me pushtuesin shekullor"
" Ditët si kjo, na e rikthejnë kujtesën, se sa e sakrifikueshme ishte jeta e heronjve të këtij vendi, çfarë ishte edhe Adrian Krasniqi, për të vendosur themelet e një shteti të lirë dhe sovran"
"Adriani mbetet përgjithnjë sinonim i sakrificës për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!" ka shkruar më tutje Haradinaj, transmeton Klan Kosova.