Lajmet e fundit
Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, ka thënë se shteti duhet të shoh ndonjë mundësi për ta kthyer kufirin ku ka qenë në vitin 1974.

“A keni ndonjë mundësi ndonjë instrument me ndodh kështu. Kjo gjendje nuk ka me kalu kështu ta keni parasysh, kjo duhet me u kthy”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se i gjithë procesi që ka ndodhë nuk ka qenë në rregull dhe ka qenë i padrejtë.
“Për bindje time mund të gjendet një zgjidhje. Duhet me bisedu me NATO-n me pyet a ka ndonjë mundësi me ndodh kjo”.
Haradinaj ka thënë se duhet të ndalohen gjërat e këqija paraprakisht.