Lajmet e fundit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, situatën enegjitike në Kosovë e ka cilësuar si të paperspektivë.
Gjatë një vizite pune në KEK ai tha se Kosova me rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, po shndërrohet në problem energjetik të rajonit.
"Sistemi energjetik i Kosovës duhet t’i hapë dyert për investitorë të mundshëm të vendit dhe të huaj, sepse politikat e gabuara në këtë fushë, e kanë shndërruar Kosovën, nga një prodhues potencial, në një problem rajonal energjetik" ka potencuar i pari i Aleancës për Ardhmërinë e kosovës.
Haradinaj, në bisedë me menaxhmentin e KEK-ut, tha se dështimet në të gjitha hallkat e sistemit energjetik në Kosovën uk mund ta shndërrojnë konsumatorin kosovar në të “dënuar” ose në viktimë, që gjithmonë, me xhepin e tij, siç tha ai "t’i paguaj dështimet, dallaveret e hajnitë… që nga adresa të ndryshme ndodhin në këtë sistem" transmeton Klan Kosova.