Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë që Kosovë shumë shpejt do të jetë pjesë e NATO-s.
Sipas Haradinajt kjo më së largu do të ndodh në vitin 2020.
Këto komente ai i bëri në konferencën “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”, e cila po zhvillon punimet në ditën e dytë.
Lidhur me këtë ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili tha se Kosove urgjent duhet të anëtarësohet në NATO.
Ndërkohe sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri Ramush Haradinaj tha se themelimi i FAK do t’i kontribuoj stabilitetit në Evropë, njofton Klan Kosova.