Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e dytë të delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë - Serbi ka deklaruar se është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog përmbajtësor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke angazhuar ekipin më të mirë dhe ekspertë të jashtëm që Kosovës t’i prezantojnë ekipin negociator dhe dokumentin bazë, librin me shumë kapituj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Ambasadorët e Quintit i kanë dhënë mbështetje këtij delegacioni dhe po ashtu kanë kërkuar unitet dhe përfshirje të gjithë spektrit politik në fazën finale të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë./klankosova.tv/.