Lajmet e fundit

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Plani Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të Progresit.
Ai ka thënë se ky dokument, identifikon të gjitha mangësitë nga raporti i fundit i progresit dhe hapat që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarr për të tejkaluar sfidat drejt rrugëtimit të Kosovës për në BE, përcjell Klan Kosova.
“Jemi të përkushtuar që të përballemi më sfidat, që ato t’i adresojmë për t’u dhënë përgjigje adekuate si shoqëri dhe institucione shtetërore, me përgjegjësi të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Kjo Qeveri do ta bëjë diferencën!”