Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Greqia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Këtë kërkesë kreu i ezkekutivit ia bëri shefes së Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou gjatë një takimi lamtumirës që pati në zyrën e tij.
Haradinaj e falënderoi atë për kontributin e dhënë gjatë misionit të saj në Kosovë dhe i shprehu vlerësimet e Qeverisë për rolin e Greqisë në ndërtimin e raporteve bilaterale.
“Integrimi në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme”, ka thënë ai.
Shefja e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, theksoi se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend. Ata u dakorduan për angazhim të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, transmeton Klan Kosova.