Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Ai në Klan Kosova deklaroi se ka pasur komunikim indirekt me ish-presidenten Vjosa Osmani, rreth kësaj teme.
"Qëllimi i AAK-së ka qenë shmangia e zgjedhjeve. E kemi ofertuar edhe kur kemi pasur kandidaturën e z. Ramush Haradinaj për president dhe kemi thënë se në rast se do të vie një emër konsensual do të heqim dorë dhe do t'i japim përkrahje", u shpreh Haradinaj.
"Njëjtë edhe përfaqësuesin e familjes Jashari. E kemi thënë që kjo do ta ndërronte lojën, ku ne jo vetëm që do t'ia bënim kuorumin por edhe do ta votonim", theksoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=ggprsxKe9oU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.