Lajmet e fundit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para njerëzve të tubuar në manifestimin e thirrur në Pejë kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarakcionit me Malin e zi, ka qenë i ashpër më dy udhëheqësit e Qeverisë.
Haradinaj ka theksuar se nuk e lejojmë rikthimin e Serbisë në Kosovë.
“Kushdo që jeton në token tonë duhet të jetë i lirë .Por Serbinë nuk e lejojmë me u kthye në Kosovë.Këtë duhet ta din të gjithë. I lutemi edhe Amerikës që të na ndihmojnë t’i ndalim këto marrëveshje. Ne i kërkojmë me na ndihmu me u bë anëtar i OKB –së me u bë anëtar i Natos, Isa e Hashimi nuk i anulojnë këto marrëveshje sepse janë peng. Këta dy njerëz janë tu e marr në qafë Kosovën,” ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.