28.09.2018 · përditësuar para 2865 dite1 min lexim
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Senatoren Amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluan në Senatin Amerikan në Washington.
“Bashkëpunimi bilateral i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe Shteti i Iowa-s dhe tani fuqizimi i këtij raporti, po bëhet përmes bashkëpunimit konkret në arsim dhe ekonomi dhe fusha të tjera zhvillimore”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.