Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar dramaturgun Jeton Neziraj për çmimin e fituar ''Europiani i Vitit''.
Ky çmim Nezirajt iu nda për angazhimin e tij në promovimin vlerave evropiane në Kosovë në Ditën e Europës, njofton Klan Kosova.
''Besojmë fuqishëm në vlerat e përbashkëta europiane dhe integrimi në BE i vendit tonë është i paalternativë.
Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet.
Urime dramaturgut, Jeton Neziraj, për çmimin "Europiani i Vitit" për promovim të vlerave europiane në Kosovë!RH''.
Dita e Europës në Kosovë u shënua me mjaft aktivitete të shumta, njofton Klan Kosova.