Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejtë ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani pas infektimit me COVID-19.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të njëjtën ua uron edhe të gjithë qytetarëve që janë infektuar me koronavirus.
“I uroj shërim të shpejtë Presidentes në detyrë, znj.Vjosa Osmanit. Poashtu të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky virus”, ka shkruar ai.