Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkuar në takim kryeministrit, Albin Kurti.
Në këtë takim do të diskutohet për ecurinë e dialogut, njofton Klan Kosova
Kurti javën e kaluar pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare për t’u koordinuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Teksa lideri tjetër opozitar, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga shefi i qeverisë.