Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e AAK, Daut Haradinaj e ka kritikuar Hashim Thaçin ditën kur ky i fundit u betua në postin e të parit të vendit.
"Ky që sot u zgjedh president e flet për rrespektimin e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabart".
Para pesë vitesh kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për Dukagjin, siç po e shihni vet kjo rrugë jo që nuk ka perfunduar por vazhdon të jetë akoma më keq se sa ishte".
"Kjo është arteria kryesore që e lidh 1/3 e Kosovës me Prishtinën dhe në të njejtën kohë e lidh Kosovën me Malin e Z'i."
"Kosova po mbushet autostrada e Dukagjini po mbushet pluhur sepse kontraktohen kompani që nuk e kanë asnjë lopat' ka shkruar Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në facebook, transmeton Klan Kosova.