Lajmet e fundit

Presidenti, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin e ri, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se ka nderin që zhvillon takimin e parë me Thaçin dhe nga këtu ka paralajmëruar një praktikë të re të veprimit në vend.
“Njëkohësisht ta fillojmë një praktike të takimeve të rregullta ku do të raportoj për zhvillimet qeverisëse te presidenti”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Kemi plotë detyra dhe punë si në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar që të koordinohemi mes vete me miqtë tanë”.
“E dimë si është gjendja reale në vend”, ka shtuar kryeministri.
Ai ka paralajmëruar se në javën tjetër do të paraqes programin qeverisës.
“Do të prezantoj edhe strategjinë legjislative dhe detyrat qeverise që do të pasojnë. Kosova është kthyer në binarët e vet qeverisës”, ka shtuar ai.