Lajmet e fundit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kur presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi kishte mbërritur në Amerikë më 21 korrik 2010 kur kryetari i AAK-së dhe vëllai i tij Ramush Haradinaj ishte thirrur në rigjykim në Hagë, transmeton Klan Kosova.
“Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restaorant Puro?”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Daut Haradinajt:
“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë.
A mos po na thotë diçka prap?
Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restaorant Puro?
Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti”.