10.06.2016 · përditësuar para 3704 dite1 min lexim
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar reagimin e nënkryetarit të Parlamentit, Xhavit Halitit, karshi veprimit të Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, të cilët blenë libra për t’i “mësuar” deputet e tjetër se ku është kufiri me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“E pash reagimin e pasigurt të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, se ‘librin e prof Zejnullah Grudes mundem ta blej edhe vet’. Unë e besoj se ai mund ta blej edhe vet, por pyetja është krejt tjetër? A mundet zoti Haliti ta mohoj të vërtetën se Kosova po humb territore?”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Haradinaj.
“E sa për librin, po ia kujtoj nënkryetarit se kufirin ta kanë pru mbi fshat tëndin. Andaj deklarohu i sinqertë për demarkacionin, e mos lyp kime n'vo, se voja kime s'ka”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.