Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj, është pjesë e një video promocionale e bërë nga Qeveria e Kosovës për përfaqësuesën e Kosovës në futboll që do të nis kampanjën kualifikuese për kampionatin Evropian "Euro 2020" pas pak ditësh ndaj Bullgarisë më 25 mars, në stadiumin "Fadil Vokrri".
Video përmban mesazhin:
"Gjithmonë me ty Kosovë. Djemtë më të mirë të vendit u bënë bashkë për ta jetësuar ëndrrën e Fadil Vokrrit".
I pari i ekzekutivit luan edhe rolin e futbollistit në këtë video.
Kjo është realizuar nga Qeveria e Kosovës për ta mbështetur përfaqësuesën drejt kualifikimeve.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/402232260553838/