Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë komemorative dhe bëri homazhe pranë arkivolit të trupit të pajetë, si dhe u shënua në librin e zisë, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Pas homazheve, kryeministri në librin e zisë shkroi “Gjithë jetën për atdhe. Lavdi heroi ynë, Baca Adem”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin, përveç përfaqësuesve më të lartë të shtetit të Kosovës, edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe personalitete të tjera.