Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vëllai i Ramush Haradinaj, përmes llogarisë së tij në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në protestën që do të mbahet nesër, e shtunë, në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Nesër të gjithë së bashku në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Ora 13:00”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke ia bashkuar shkrimit edhe një video kushtuar Ramush Haradinajt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.