Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar në SHBA për "Lutjet e Mëngjesit" sivjet.
Ftesa i është dërguar për datën 6 shkurt kur do të zhvillohen “Lutjet e Mëngjesit”, njofton Klan Kosova.
Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës. Ftesa zyrtare është dërguar nga anëtarët e Kongresit Amerikan, Tom Suozzi dhe John Moolenaar.
Haradinajt më 2018 për shkak të qëndrimit të tij ndaj taksës i ishte vonuar viza amerikane. Kjo ka bërë ai t’i humbte disa takime në Iowa, shtetin e binjakëzuar me Kosovën. Ai kishte në plan të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale atje, Timothy E. Orr.