Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se Forca e Sigurisë së Kosovës është drejt transformimit në ushtri.
"Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.
Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri".
"Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshnmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!". ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.