Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që ai drejton për momentin nuk ka qëndrim për projektligjin rreth Gjykatës Speciale.
Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Qeverisë ai shtoi se një gjë e tillë do të bëhet e ditur në të ardhmen.
"Ne kemi hierarkinë institucionale. Radhitja është presidenti, parlamenti dhe qeveria. Ne ashtu mbetemi. Nuk kemi qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt".