Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë pasur një debat të ndjeshëm sa i përket draft- rezolutës për Dialogun të propozuar nga kryekuvendari Kadri Veseli bashkë me partnerët e koalicionit.
Ai ka thënë se kjo rezolutë ka qëllim që t'i obligojë të gjithë edhe presidentin edhe nëse aprovohet.
Haradinaj mes tjerash ka njoftuar se kjo rrezolutë nuk është e Qeverisë dhe se do të ishte mirë që ajo të votohet.
Liderët e koalicionit qeveritar, të cilët sot i ka mbledhur të shtunën në kabinetin e tij Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës.
Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog../klankosova.tv/