Lajmet e fundit
Ramush Haradinaj ka pritur që deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, të votonte pro propozimeve të koalicionit PDK-AAK-NISMA, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, për deptueten e LDK-së, Teuta Rugovën, Haradinaj thotë se partia e saj duhet ta kuptojë vullnetin e bijës së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradainaj, ka folur për situatën e krijuar pas prolongimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka komentuar votën e deputetëve Labinot Tahiri dhe Teuta Rugova, duke nënvizuar se ka pritur më shumë nga Tahiri dhe se Rugova si deputete gëzon të drejtë vote ndryshe nga subjekti të cilit i takon, njofton Klan Kosova.
“E çmoj Labin për dashurinë ndaj njerëzve të lirisë dhe brezave të lirisë. Mirëpo ai është dashur ta bëjë një hap më tutje [në seancën konstituive v.j]. Jam i habitur që se ka bërë një hap më tutje, mirëpo është vendimi i tij”.
“Teuta e gëzon të drejtën për votë ndryshe nga grupi parlamentar i LDK-së. Grupi Parlamentar duhet ta kuptojë; ndoshta është gabim, por duhet ta kuptojë”.