Lajmet e fundit
Ramush Haradinaj kërkoi që të ruhet tërësia territoriale e Kosovës, duke u ndalur kështu dhënia e tokave shteteve fqinje gjatë demarkacionit.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në seancën e sotme parlamentare duke komentuar mosardhjen e shefi të diplomacisë kosovare, Hashim Thaçit, në interpelancë, ka kërkuar që të ruhet territori i vendit.
"Malit të Zi nuk i duhen bjeshkët e Kosovës. Nëse ka dikush me i dhanë bjeshkë dikuj le t’ia japë të veten. Mali i Zi ka nevojë për një kojshi të mirë e jo për një kojshi që ban fjalë për tokë".
Më pas, Haradinaj kërkoi që të shtyhet interpelanca deri në momentin kur ThaçI të jetë prezent.