Hashim Thaçi e ka kompleks të pashërueshëm, Ramush Haradinajn, ka thënë anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, njofton Klan Kosova.
“Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërueshëm është Ramush Haradinaj”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e tij në Facebook.
Madje Nitaj ka shpalosur një bashkëbisedim të shumëviteve më parë të tij me Thaçin, i cili, shkruan Nitaj, e kishte lënë të shokuar.
“Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takur një herë në vitin 1999 në Londër, në një vizitë ‘sekrete’ të tij! Mbaj mend të më pat thënë ‘do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, p.sh., Ramush Haradinajn’. I habitur, i pata thënë ‘po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi’! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar ‘ç'kishte ai njeri’!
Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin”, ka shkruar Nitaj.
“Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës... dhe po mundi, të shkelë me këmbë për interesin e tij”.
“Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij për vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote”.
klankosova.tv