Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj kanë dalur në një konferencë për media nga ku kanë kërkuar që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, nuk duhet të lejohet që të bëhet siç e kanë quajtur ata "kontrabandim i marrëveshjeve të Demarkacionit dhe asaj të Asociacionit në Kuvend".
Nga ana e tij, Haradinaj nuk ka qenë i prerë për të treguar nëse do të bashkëpunojnë sërish me Lëvizjen Vetëvendosje apo edhe të kthehen në Kuvend si pjesëmarrës në një seancë e cila do të thirrej për ratifikimin e Demarkacionit.
Të dy liderët opozitarë poashtu nuk kanë dhënë përgjigje të drejtërpërdrejt kur janë pyetur rreth asaj se çka mendojnë për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi icili i ka bërë thirrje spektrit politik që të ratfikojë sa më shpejt demarkacionin dhe të mos rrezikohet siç tha ka thënë ai "rruga evropiane e Kosovës"..
Limaj shkurt për këtë ka thënë se kjo rrugë tashmë është shumë herë e rrezikuar, njofton Klan Kosova.