Lajmet e fundit

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se tërhiqet nga asambleja komunale, për t'ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.
Ai tha se lista e tij dhe ai kanë hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim ndryshimin, njofton Klankosova.tv.
“Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi,” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Tutje, ish-kandidati për kryeqytetin u shpreh se gjatë tërë fushatës kanë përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojnë ta përkrahin.