Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë se Gjermania është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
“E kemi “Po”-në e Merkel për vizat”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Këtë konfirmim, Haradinaj e ka marrë nga qëndrimi në Berlin ku u mbajt samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shefi i Qeverisë mbështetjen e Gjermanisë për vizat e morri edhe gjatë një takimi që pati atje dy ditë më parë me ministrin e Punëve të Brendshme të këtij vendi, Horst Seehofer.
"Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Klan Kosova.