Lajmet e fundit

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, po zhvillohet tryeza me temën "Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.
Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se luftimi i ekstremismit të dhunshëm është prioritet i qeverisë dhe është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me rreziqet.
"Duhet të jemi të vendosur që të ndalojmë çdo përhapje që dërgon në terrorizëm. Një plan serioz i nevojitet Kosovës për trajtimi e atyre që kanë qenë të përfshirë në këto aktivitete në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt" ka thënë Haradinaj.
Këtë tryezë e ka kryesuar Ministri i Puneve te Brendshme, Flamur Sefaj, që ka thënë se Kosova ka sponzorizuar legjislacionin e nevojshëm për këtë fushë, por ka treguar se shumë shpejtë do të sjellet edhe strategjia kombetare 2018 - 2022, per parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpije në terrorizëm, e cila do të miratohet në qeveri.
Sefaj ka bërë me dije se Kosova ka ndarë 100 mijë dollarë per koalicionin anti ISIS, e që sipas tij kjo vlerë nuk është e rëndësishme sa është i rëndësishëm kontributi i Kosovës dhe pjesëmarrja e saj ne këtë koalicion, njofton Klan Kosova.