Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partisë që ai drejton i janë bashkuar edhe 60 të rinj.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me këta të rinj AAK-ja do të rrugëtojë në sukseset e radhës.
“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë që të pres në takim mbi 60 anëtarë të rinj të profileve të ndryshme nga Prishtina të cilët aderuan në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
“Të posa ardhurve ju dëshirova suksese të përbashkëta dhe ju premtova që do të rrugëtojmë bashkë në detyrat që na presin”.