Lajmet e fundit

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Ferizaj ku po merr pjesë në një tubim me anëtarë të partisë që drejton por edhe qytetarë atje.
Haradinaj ka thënë se pasi të vjen në ekzekutiv do të punojë fort që qytetari i vendit të mos ndjehet mysafir në shtëpinë e vet, njofton Klan Kosova.
Më pas ka thënë se do të punojë që punëtorëve tu njihet gjithë përvoja e punës.
Ka vite që qytetarët në vend kanë problem që tu njihet e gjithë periudha e punës dhe pikërisht për këtë Haradinaj ka thënë se do të angazhohet.
“Njerëzit kanë punuar por dhunshëm iu është ndalur përvoja e punës, ne do të punojmë që të njihet ky përvojë”.
“Do të punojmë që ecja të mos jetë e ndërprerë pasi ajo është ndërprerë dhunshëm”, ka shtuar ai.
Më pas kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka thënë se nuk do të lejojnë që të rinjtë të ikin nga vendi dhe që nënat dhe vajzat shqiptare të mbesin vetëm si vëzhgues në këso raste.
“A mundemi ta lejojmë që të na ikin të rinjtë, që nënat tona motrat tona të mbesin vëzhgues?”.
“Do të shkojmë direkt me buxhet për të rinjtë, femrat krijuese dhe femrat sipërmarrëse”, ka përfunduar Haradinaj.