Lajmet e fundit

Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë nga ku u zotua se do të jetë mbrojtës i sovranitetit dhe pavarësisë, njofton Klan Kosova.
"Si President i ardhshëm, u zotova para qytetarëve të Vitisë dhe para strukturave të Aleancës atje, se do të jem mbrojtës i sovranitetit dhe pavarësisë sonë.
Do ta pastroj rrugën tonë për në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri por edhe thirrje dhe garancë për investime të huaja e ngritje ekonomike", ka shkruar Haradinaj në Facebook