Lajmet e fundit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me Sekretarin Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj po i prijnë protestës së opozitës në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Krah tyre shihet edhe drejtori për urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu.
Haradinaj është parë i shoqëruar nga truprojat e tij.
Liderët opozitarë së bashku me deputetët e opozitës, kanë dalë në protestë e cila më pas ka eskaluar.
E tërë kjo situatë ka ardhur pasi që në mëngjesin e sotëm pati një aksion nga policia e Kosovës, me urdhër të Gjykatës Themelore, që t’i arrestojë deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, për të cilët është lëshuar fletarrest.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së është arrestuar, ndërsa as Albin Kurti e as Albulena Haxhiu nuk janë arrestuar nga policia, mirëpo shtëpitë e tyre janë bastisur.
Më vonë Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkangjitur protestës së opozitarëve përballë Qeverisë së Kosovës.