23.02.2018 · përditësuar para 3082 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u thënë se atyre duhet t’u vije turp për faktin se nuk po pranojnë një raport të hartuar nga komisioni i shtetit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Qeveria e vendit ka formuar një komision për t’i parë dilemat. Ai nuk është i Ramush Haradinajt, por i Kosovës. Çka keni që po u pengon ai. A mundem ta di? Marre ju koftë, nëse po u pengon që po lëvizet guri atje. Asgjë në rregull nuk keni – s’po ju vije marre. Ky raport është duke u penguar”, ka deklaruar Haradinaj.
“Komisioni shtetëror ka prodhuar një raport, përse po iu dhemb ai raport? Deklaratën e presidentëve po e pranoni, por jo edhe raportin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.