Lajmet e fundit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se deportimi i sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi është një tjetër goditje e pushtetit ndaj opozitës.
Ai ka theksuar se Abazi u deportua në kohën kur në Kosovë me e pa leje hyn e del "dreqi e i biri".
E përjetuam edhe një goditje të egër të një pushteti të egër! Deportimin e një shtetasi shqiptar,(Bojken Abazi) nga Prishtina në Tiranë! Ai është përzënë nga Kosova, në kohën kur në këtë vend, me leje e pa leje, hyjnë e dalin dreqi e i biri! Ky është kulmi i absurdit të shtetit ligjor!