04.03.2017 · përditësuar para 3438 dite1 min lexim
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një mesazhi nga Franca i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e protestës mbështetëse të organizuar për të.
“U jam thellësisht mirënjohës për krejt përkrahjen e juaj”, tha Haradinaj në videomesazhin e tij drejtuar qytetarëve.
“Nëse qëndrojmë në rrugën tonë, do ta fitojmë të drejtën tonë”.
Kjo protestë ishte organizuar nga AAK, ndërsa mbështetje kanë marrë edhe nga partitë tjera, por edhe nga shumë qytetar që sot ishin në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.