Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që i pari i ekzekutivit pati me udhëheqësit e katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim u tha poashtu se pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme.