03.09.2015 · përditësuar para 3986 dite1 min lexim
Ramush Haradinaj, në një tryezë politike me temën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po mbahet në Mitrovicë, e ku po marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta politike në vend, si dhe përfaqësues diplomatikë nga shumë vende, duke folur për Bashkimin Evropian, tha se BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan, njofton Klan Kosova.
Rasti i Kosovës, e cila vazhdon akoma të jetë në një fazë tranzicioni, rasti i moszgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë si dhe Greqia, janë vetëm disa shembuj mossuksesi të BE-së në Ballkan.
Haradinaj tha se konferenca e sotme është një rast i mirë që të harrohen tabutë dhe gjërat të thuhen hapur.
Kosova duhet ta përfundojë atë që quhet fazë e tranzicionit dhe të përfshihet seriozisht në të gjitha proceset integruese.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.