Lajmet e fundit

Sot bëhen 15 vjet që nga sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit të 2001, ndaj Kullave Binjake, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmi ndaj Kullave Binjake, ndodhi nga një grup prej 19 personash në cilësinë e rrëmbyesve avionësh islamistë, njofton Klan Kosova, njpfton Klan Kosova.
Ndërkaq përmes një statusi në facebook, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe pas kaq vitesh kohë, dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-ve do të mbetet gjithmonë.
‘’Sot shënon 15 vjet nga sulmet terroriste ndaj ShBA-ve.
Koha ecën shpejt por dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve do të mbetet gjithmonë.
Edhe në këtë ditë si gjithnjë ne i përkujtojmë të gjithë viktimat e këtij sulmi terrorist, dhe e ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, mbarë popullin amerikan, si dhe me institucionet e shtetit të ShBA-ve.
Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë, në çdo kohë! RH’’