Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj Nasim Haradinaj, kanë mbajtur sot seancën e radhës para Dhomave të Specializuara.
Ky i fundit nuk është deklaruar rreth fajësisë ose pafajësisë së tij, duke thënë se për këtë mund të flet vetëm avokati i tij.
Ndërkohë që gjatë tërë kohës ka kundërshtuar gjykatën siç e quajti ai të korruptuar, njofton Klan Kosova.
Madje Haradinaj kur u pyet se ''A e kupton aktakuzën e tij? - tha se as nuk e ka lexuar.
Por, ndryshe nga ai u soll Hysni Gucati.
Ky i fundit para gjyqtarit të procedurës paraprake u deklarua i pafajshëm derisa foli pak edhe për vete e shokët e luftës që sipas tij mbrojtën pragun e shtëpisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.