Lajmet e fundit

Është shtyrë interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj lidhur me rritjen e rrogave të kabinetit qeveritar e paraparë të mbahej nesër.
Klan Kosova merr vesh se shtyrja e saj është bërë pas kërkesës së kreut të ekzekutivit me arsyetimin e aktiviteteve të ngjeshura me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj nuk ishte paraqitur në interpelancë as javën e shkuar pasiqë ishte në Amerikë për të marrrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, njofton Klan Kosova.