Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj, në prononcimin e tij të parë për media pas mbërritjes në Tiranë, ka thënë se ndalimi që iu bë nga shteti slloven ishte një lojë e pistë dhe e padrejtë.
Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Isa Mustafa dhe presidenten Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.
“Deklarata e tij [Isa Mustafës] ishte e padrejtë. Ai bëri gabim që tha: 'Është ndaluar në bazë të ligjit'. Nëse për të është ligj urdhër-arresti i 'Serbisë dhe Crna Gorës', le të shkojë edhe ai të jetojë atje”.
“Edhe Jahjaga gaboi që falënderoi Slloveninë për lirimin. Por, çfarë mund të më bënin tjetër ata mua?".
"Nga ky rast ne kemi nxjerrë edhe një mësim, pasi të gjithë në Ballkan tashmë u mësuan me ekzistencën tonë".
"Ne kemi ekzistuar gjithmonë, por na kanë menduar më të pavlefshëm”, tha Haradinaj në Rinas.
Mësohet se lideri i AAK-së menjëherë është nisur për në Prishtinë.