Lajmet e fundit

Në fillim të muajit dhjetor, kryeministri shqiptar, Edi Rama do të takohet me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i qeverisë shqiptarë gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Johanes Hahn.
Në fokus të bisedës ka për të qenë cështja e integrimit të Sqipërisë në BE dhe në mënyrë të vecantë hapja e negociatave.
“Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në një farë mënyrë po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë europian duke e sjellë edhe mesazhet inkurajuese nga Presidenit Junker, të cilin me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme”, tha Rama, shkruan Lapsi.al.