Kanë përfunduar 26 performancat e shteteve pjesëmarrëse në finalen e “Eurovisionit”.
Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë, njofton Klan Kosova
Shqipëria ka numrin dy dhe u përfaqësua nga Anxhela Peristeri. Ndërkaq, për Zvicrën në “Eurovision” u paraqit Gjon Muharremaj teksa mban numrin 11.
Pos votimit nga publiku, në vendimin final është edhe vota e jurive profesionale të shteteve.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.