Lajmet e fundit

Është hapur sot tregu i luleve për herë të parë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Hapja është bërë nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.
Ahmeti tha se kjo është një mundësi e mirë për përkrahjen e prodhuesve të luleve.
Në këtë treg i cili është i vendosur në sheshin "Skëndërbeu" në kryeqytet, janë vendosur 6 kiosqe në të cilat prodhimet e tyre do t'i shehin 11 prodhues vendorë që vijnë nga rajoni i Prishtinës. Ndërsa është vendosur që për çdo muaj t'i shesin lulet nga 6 prodhues për t'u zëvendësuar me 5 të tjerë në muajin pasues.