Lajmet e fundit

Në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë sot është hapur tregu i fundvitit.
Këtë vit 24 këmbë shtëpiza do funksionojnë në këtë shesh duke shitur produkte të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky treg do iu sjellë mjaft fitime këtyre bizneseve,
Ai theksoi se në vitin tjetër do të mundohen që të rrisin numrin e shtëpizave pasi sipas tij sivjet pati shumë interesim nga kompani të ndryshme por që komuna nuk mundi t`i përballojë.
Ndërkaq drejtori i kulturës, Besart Vllahinja tha se këtë vit tregu do të shoqërohet edhe me muzikë e aktivitete të tjera kulturore.