Lajmet e fundit

Në praninë e mysafirëve të shumtë nga të gjitha sferat e jetës në vend është hapur Spitali Amerikan në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, Spitalin Amerikan në Kosovë e ka quajtur tregues dhe rezultat të punës së përbashkët të të gjithëve.
"Kjo ndërtesë është storie suksesi e investimeve në Kosovë".
"Ne nuk do të ishim këtu pa ndihmën e Kryeministrit Mustafa dhe ministrave - ndihmë kjo shumë e rëndësishme".
Edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka treguar për punën e madhe që është bërë nga institucionet e vendit në infrastruturën ligjore, duke premtuar ndihmë të vazhdueshme nga shteti.
"Kosova ka avancuar shumë në krijimin e bazës ligjore që krijon mundësinë e zgjerimit të sektorit privat në shëndetësi".
"Ne jemi këtu për të përkrahur këtë dhe alternativa tjera që çojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë".
Infrastruktura e përgjithshme dhe ndërtimi i Spitalit Amerikan në Kosovë ka vlerën 20 milionë euro. Në të janë punësuar 330 punonjës, nga të cilët 314 janë kosovarë, 9 shtetas të Shqipërisë dhe 7 të tjerë nga vendet tjera.