Lajmet e fundit

Qendra më e madhe e votimit në Zveçani është hapur në ora 07:05.
Objekti i komunës është shndërruar në qendër për votim. Për herë të parë aty sot janë vendosur edhe kamera për të monitoruar procesin zgjedhor që do të zhvillohet sot për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.
Ekipi i Klan Kosovës sot do të qëndrojë atje për gjatë gjithë ditës për të përcjellur të gjitha zhvillimet nga afër.
Personeli atje e ka filluar punën pas orës 07:00 të mëngjesit. /Klankosova.tv